Sylejman Rrahmani, një ndërmarrës ka nënshkruar një zotim vullnetar që në ndërmarrjen e tij RISI nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga LVV, Eman Rrahmani.

Ky reagim i ndërmarrësit erdhi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurtit i cili premtoi se tanimë pega më e ulët në sektorin privat do të jetë 350.

“Si deputet i Republikës së Kosovës, nga sot kam filluar një fushat me bizneset private ku do të mundohem që të jap kontributin time për ti bindur bizneset private që në mënyrë vullnetare paga minimale të jetë 350 euro në ndërmarrjet e tyre.

Ndermarresit, janë shtyllë shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, ngritja e pagave për punëtorët ndikon pozitivisht në produktivitetit e punëtorëve, andaj trajtimi i dinjitetshëm i tyre është në të mirë të ndërmarrjes”, ka thënë deputeti Rrahmani