Siç dihet, filmat e Hollivudit janë të njohur për lirshmërinë e tyre për të imagjinuar funde të ndryshme të botës. Kuptohet, ato e ekzagjerojnë për efekt dramatik dhe artistik, fundja edhe pasi i kanë në dispozicion mekanizmat monetarë dhe teknologjik për të shfrenuar imagjinatën e tyre.

Bota sot po përballet me një pandemi, e cila kuptohet, edhe pse ka sjellë ndryshimin e mënyrës së jetesës për shumë persona, nuk ka përmasa apokaliptike, e as nuk do të shuajë ndonjë pjesë të madhe të popullsisë. Ka disa filma hollivudianë, të cilët kanë parashikuar dhe në mesin e historisë së tyre, kanë pasur pandemi. Disa imagjinojnë një virus që i kthen njerëzit në zombie, të tjerë për njerëz që shpikin udhëtimin në kohë vetëm për t’u rikthyer mbrapa e shëruar në kohë pacientin zero, etj.

Ja kush është lista e filmave që në historinë e tyre kanë pandemitë; ndoshta i hidhni një sy gjatë vet-izolimit tuaj në shtëpi.

  • The Omega Man
  • World War Z
  • Pandemic
  • 12 monkeys
  • Outbreak
  • The hot zone

D.B/SCAN

Burimi: CNN