Sanksionet shtrihen edhe tek hardueri dhe Huawei nuk mund të përdorë dot komponentë të prodhuar nga kompanitë Amerikane.

Vendosja e Huawei në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara do të thotë se nuk mund të bëjë biznes me kompanitë Amerikane vetëm nëse arrin të sigurojë një licencë.

Është kjo arsyeja pse Huawei nuk ofron dot aplikacionet dhe shërbimet e Google si Play Store me asnjë telefon të ri përfshirë këtu edhe modelet e fundit flagshipë P40.

Sanksionet shtrihen edhe tek hardueri dhe Huawei nuk mund të përdorë dot komponentë të prodhuar nga kompanitë Amerikane.

Megjithatë Financial Times zbuloi se ky nuk është rasti me modelin P40 Pro. Publikimi realizoi një çmontim të P40 Pro dhe gjeti se telefoni kishite module radio-frekuencash dhe antena nga tre prodhues Amerikanë: Qualcomm, Skyworks dhe Qorvo.

Ndërsa Qualcomm ka siguruar një licencë për të bërë biznes me Huawei nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, nuk dihet nëse Skyworks dhe Qorvo kanë bërë të njëjtën gjë.

Edhe pse kompania Kineze mund të shesë vetëm telefonë pa aplikacionet e Google, Huawei ka vendosur të mos qëndrojë në vend duke prezantuar telefonë flagship me ritmin normal.

Mbase një ditë do të mund të rikthejë shërbimet e Google në telefonët e saj. Aktualisht përdor një version “open-source” të Android por pa funksionet që e lidhin me shërbimet e Google.

Familja P40 vjen me procesorin Kirin 990 dhe një çip 5G. Ekrani i telefonëve është 90Hz por mund të zbritet në 60Hz për të kursyer baterinë.

Telefoni shitet në disa konfirgurime nga data 7 Prill me modelin bazë P40 për 799 euro për 8GB RAM dhe 128GB memorie. P40 Pro fillon nga 999 euro për 8GB RAM dhe 256GB memorie. Sakaq P40 Pro+ shkon në 1,399 eurp për modelin 8GB RAM dhe 512GB memorie.