Një krizë si pandemia e koronavirusit është një kohë kur ju mund të paraqiteni si udhëheqës dhe të ekspozoni vlerat e kompanisë tuaj. Çelësi qëndron në mënyrën se si komunikoni. Këto 6 mënyra se si mund të shfaqni cilësitë tuaja të lidershipit për ndërmarrjet që drejtoni.

 

Tregohuni transparent. Një lider i mirë nuk ka frikë nga e vërteta, e sidomos nuk ka frikë ta ndaj atë me punonjësit apo me klientët e tij. Në një kohë si kjo, siguria është virtyt, dhe një lider i mirë duhet ta ketë. Por siguria dhe e vërteta janë të pandashme.

 

Komunikoni vazhdueshëm. Ka shumë platforma online që mund të përdorni për të mbajtur komunikimin me punonjësit tuaj. Nuk ka rëndësi se cilën përdorni, mjafton që të përdorni një. Është e rëndësishme në këto momente që të kuptoni se dhe punonjësit tuaj ndihen po aq keq sa ju, dhe cilido kërkon mbështetje tek lideri.

 

Vendoseni në perspektivë krizën. Nëse drejtoni një palestër dhe duhet të mbylleni përkohësisht për arsye të shëndetit publik, pranojani anëtarëve tuaj se shëndeti i tyre është përparësia juaj kryesore – sepse duhet të jetë – dhe premtoni t’i riktheni ato në formë sapo të hapen dyert sërish.

 

Komunikoni zgjidhje, jo vetëm probleme. Çdo media e çdo burim informacioni sot po komunikon vetëm probleme. Mos iu shtoni kësaj liste. Është e rëndësishme që ju si lider, të bëheni edhe burim ndjenjash të mira dhe lehtësuese.

 

D.B – SCAN