Libra me ngjyrosje për të rritur

Librat me ngjyrosje për të rritur janë vërtetë ndër më të kërkuarit sot, dhe jo pa arsye, pasi gjithnjë e më shumë prej nesh punojmë me tepri. Për të gjetur rehatinë kërkojmë diçka nostalgjike, shpërblyese, dhe mbi të gjitha, të shkëputur nga gjithçka elektronike. Dhe asgjë nuk shkon më shumë për shtat, se sa të ngjyrosësh me durim dhe saktësi mes vijave të pamjeve të bukura. Ky aktivitet është veçanërisht ndihmues për shkak se kërkon fokusim shumë të lartë, pa qenë mendërisht i lodhshëm. Ndjyrosja ju lejon që të largoni mendjen nga gjërat negative, dhe t’i zhvendosni mendimet tuaja tek ngjyrat e kënaqshme dhe format relaksuese. Dhe më mirë që kërkon jo shumë aftësi artistike.

Sudoku – Loja e mendjes

Të gjithë njohim nga një person që e ka gjithmonë të hapur një lojë Sudoku dhe një laps në tryezë. A keni menduar ndonjëherë se çfarë na e shkakton varësinë e madhe nga kjo lojë? Lojërat si Sudoku, që kërkojnë pak kohë të mësohen dhe mprehtësi mendore për të qenë të suksesshëm, është treguar herë pas here se stimlojnë sinapset, përmirësojnë kujtesën dhe reduktojnë stresin. Sudoku është teknikisht thjeshtë një lojë logjike, dhe ka shumë opsione të tjera për të zgjedhur. Fjalëkqryqet e madje edhe lojërat me blloqe janë të gjitha shembuj të lojërave logjike që nxisin mendimin abstrakt dhe aftësinë e zgjidhjes së problemeve.

Bingo – Loja e fatit

Bingo mund të ketë një reputacion të keq tek disa njerëz, si një lojë e mërzitshme “pr pleq”, por nuk është aspak e vërtetë. Bingo është relaksuese, angazhuese dhe shpërblyese – receta e përsosur për çlirimin nga stresi. Një prej qasjeve më të mira për të reduktuar stresin mendor negativ është që të fokusosh vëmendjen gjetkë. Kur ke një problem profesional apo personal, shpesh herë ndihmon më shumë të angazhohesh në diçka tjetër, duke lënë procesin e mendimeve stresuese të “pushojë”, ashtu sikurse do të linit të qetësoheshin një grup muskujsh kur bëni stërvitje. Bingo i plotëson këto kërkesa, dhe ka shtesë dobinë e shoqërizimit, gjë që i mban plot sallat e Bingos përreth botës. Qoftë nëse luani online, qoftë në jetën reale, bërja e miqve dhe socializimi është një pjesë e madhe e asaj që e bën Bingon argëtuese dhe shpërblyese.

Masazhi

Masazhet të bëjnë të ndihesh shumë mirë, por janë gjithashtu të dobishëm për shëndetin tonë mendor. Studimet kanë treguar se një masazh mund të zvogëlojë ndjenjat e ankthit dhe stresit, dhe mund të rigjenerojë trupin tuaj pas efekteve të stresit. Po kështu, masazhet mund t’ju ndihmojnë të kapërceni gjumin e trazuar dhe pagjumësinë. Edhe ata me gjendje kronike si fibromialgia, sëmundjet e zemrës dhe paralizat cerebrale mund të gjejnë përmirësim tek masazhi. Pagjumësia mund të jetë shkak i problemeve mendore dhe fizike, kështu që kushtojini vëmendje sasisë së gjumit pasi ju ndihmon të gjeni ekuilibrin në jetën tuaj.

Aromaterapia

E besoni apo jo, një gjë aq e thjeshtë sa një erë e këndshme mund të reduktojë streset dhe përmirësojë aftësinë për gjumë. Mund të tingëllojë si mashtrim, por shkenca mbështet faktin se disa aroma të ndryshojnë humorin, për mirë apo për keq. Aromat më të mira që duhet të përdorni për të reduktuar stresin janë ylang-ylang, dru sandali, lavandula, kamomili dhe temjani.