Ja mendimi i akademik Rexhep Qosjes rreth shkëmbimit të pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. MekuliPress ju rikujton se kjo Intervistë është bërë në dhjetor të vitit 2012:


1. Në një deklaratë të paradokohshme, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, propozoi shkëmbimin e pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës. A ju duket ky një “pazar” i arsyeshëm?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

-Propozimi është interesant, gjithsesi i arsyeshëm, por, si duken punët, i pasendërtueshëm. Kush i njeh programet kombëtare serbe, veçanërisht ato të Vasa Çubrilloviqit, e di se Lugina e Preshevës konsiderohet luginë me rëndësi të madhe strategjike, që lidh Serbinë me Luginën e Vardarit. Vështirë se Serbia do ta pranonte shkëmbimin që propozon ish-kryeministri ynë i çmuar, Bajram Rexhepi. Dhe, pse më në fund, ta pranojë? Serbia mendon të mbajë edhe Luginën e Preshevës, edhe Mitrovicën Veriore, me Kolashinin dhe Zubin Potokun. Më në fund, ajo ato është duke i mbajtur! Për ta bërë Serbinë që t’i lëshojë ato duhet një luftë e re! Por, koha e luftave njëherë për njëherë ka kaluar… /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress