Mijëra njerëz kanë rrethuar të shtunën ndërtesën e Televizionit publik të Serbisë (RTS) në Beograd, gjatë protestave anti-qeveritare duke kërkuar më shumë liri të medias.

Siç raporton AP, turma e protestuesve u grumbullua jashtë ndërtesës së RTS në Beogradin qendror për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që ata thonë është raportimi i njëanshëm i televizionin publik.

Me këtë rast protestuesit kanë improvizuar “Ditarin [lajmet]e lirisë së Serbisë”.

Aktori serb, Branislav Leçiq, duke iu drejtuar protestuesve ka thënë se “Në Serbi është zgjuar vetëdija qytetare, e pa të nuk ka liri”.

“Një në pesë milion”, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Vuçiq.

Protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se e ka prishur rendin e sundimit të ligjit.

Ndryshe, pemonstratat në Serbi po vazhdojnë tash e tre muaj. Protestuesit po kërkojnë më shumë demokraci në vendin ballkanik që është nën kontrollin e udhëheqësit populist, presidenti Aleksandar Vuçiq.

Protestat filluan dhjetorin e kaluar pasi sulmuesit rrahën një politikan opozitar. Kundërshtarët kanë akuzuar qeverinë e Vuçiçit për nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndarjeve, ndërkohë që frenon liritë demokratike.

Vuçiq ka mohuar akuzat duke thënë se ai është një ish nacionalist ekstrem i cili tani thotë se dëshiron ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress