Politikanët këmbëngulin se bllokimi nën koronavirus është si përvoja e kohës së luftës. Nuk është – përveçse në një mënyrë. Fillimisht, ndryshe nga lufta, kjo periudhë është e qetë.

Këto javë mbyllje janë më shumë si gjumi i induktuar. Nëntë nga 10 prej nesh nuk shohin dhe dëgjojnë asgjë nga infermierët dhe mjekët, drejtuesit e autobusëve dhe punëtorët kryesorë. Për shumicën e njerëzve, jeta është në pritje.

Por cfarë do të ndodhë kur të mbarojë kjo periudhë? Peizazhi pas murtajës do të jetë i panjohur.

Në radhë të parë, dalja nga izolimi – zgjimi – duhet të bëhet me kujdes. Pasojat e dëmshme janë të mundshme, duke provokuar në disa pacientë paroksizmat e ankthit depresiv.

Fantazitë dhe ankthet tashmë janë me ne. Dhe këtu një krahasim me kohën e luftës funksionon. Sa më gjatë të zgjasë urgjenca e virusit, aq më shumë kujtesa e botës para virusit fillon të bëhet joreale, jo bindëse. Ishte si në Luftën e Dytë Botërore. Tani, pa dyshim, ekziston një ndjenjë se “gjërat kurrë nuk do të jenë njësoj”

A nuk mundemi ne, thjesht? Disa nga ata që na qeverisin, mund të imagjinojnë vetëm rikthimin e shtetit siç e duan ato, të shpërfytyruar nga pabarazitë. Ata do të shfrytëzojnë solidaritetin e vërtetë të treguar në këto muaj pandemie, pasi përballen me borxhet kolosale të mbetura nga shpenzimet e shpëtimit. Ata do të imponojnë një fushatë tjetër “ne jemi të gjithë së bashku” me masa shtrëngimi të egra në kurriz të shërbimeve sociale dhe të varfërve.

Peizazhi do të duket ndryshe. Papunësia masive, pasi qindra firma kalojnë pa marrë hua nga qeveritë. Përqendrimi i pasurisë dhe fuqisë në më pak duar, pasi kompanitë e mëdha kanibalizojnë ato që kanë mbetur nga ndërmarrjet më të vogla. Falimentimet shkatërrojnë ato bamirësi dhe fonde që ruajtën aq shumë mirëqenie dhe kërkime…

Megjithatë, ka edhe një dritë të re. Neoliberalizmi është i vdekur. Shteti është kthyer. Megjithatë, një emergjencë si kjo kohë e përbashkët e dëmtimit, i lë njerëzit të ndiejnë fuqinë e tyre, të vetëdijshëm se mund të veprojnë pa pritur liderët e djeshëm. Kur më në fund zgjohemi nga kurimi i gjumit të gjatë, ekziston mundësia që t’i bëjmë ato që i mendonim si të pamundura, realitet. Ka shumë për të bërë, por ne duhet ta bëjmë atë shpejt.

Burimi: The Guardian