Përbërësit

  • 1 lugë llum kafe
  • 1 lugë vaj ulliri
  • disa pika lëng limoni

Përgatitja:

Pasi të keni pirë kafen, llumin e mbetur e hidhni në një tas, shtoni vajin e ullirit dhe lëngun e limonit e përzieni mirë derisa të bëhet një masë homogjene.

Maskën e përgatitur e aplikoni në fytyrë, duke e masazhuar për 5 minuta. Më pas e lani fytyrën me ujë  të rrjedhshëm. Rezultati do të jetë një fytyrë më e butë, e pastër dhe më e shkëlqyeshme.

Përdoreni një herë në javë.