Shtëpia që Pablo Escobar, zotëronte dikur tashmë është shndërruar në një pikë turistike përrallore.
Casa Malca, ndërtesa e ndodhur në Tulum, Meksikë, ishte pronë e Escobar deri në 1993, kur u braktis pas rënies së perandorisë së tij të drogës.
E përdorur nga ai si shtëpi pushimi, çdo dritare e ballkon i saj sheh pamje të magjishme, qoftë nga deti apo nga një liqen që ndodhet pranë.
Ajo qëndroi një dekadë e braktisur. Ishte Lio Malca, koleksionues arti, i cili pa vlerën e vërtetë të pronës magjike dhe e shndërroi atë në një hotel.
Prona u rikonstrukturua dhe u mbush me vepra arti të epokave të ndryshme. Pikturat, skulpturat, mobiljet e veçanta dhe historia që ajo mbart e shndërruan ‘Casa Malca’ në një histori suksesi.