Elvis Hoxha për MekuliPress.com

Koha e shtetndërtimit është ajo e çdo dite me vlerë në kuadrin e projekti të një jete njerëzore. Shqiptari është mësuar të jetojë vetëm në të përditshmen, sepse përfaqësuesit e tij politikë i rrëmbejnë ditë për ditë diçka. Nëse ka nisur ndryshimi në Kosovë, kjo do të thotë se jeta e qytetarit të zakonshëm nuk do të reduktohet më në kohëzgjatjen e përsëritshme të një dite.

Njeriu që gdhihet çdo ditë me idenë se do të humbë diçka nga sovraniteti, nga pasuritë publike të tij, nga trashëgimitë kulturore dhe historike të tij, natyrisht që do të kthehet domosdoshmërisht në mercenar, në skllav, në shërbëtor, në refugjat. Ai nuk do të jetë kurrë i vlefshëm për kohë dhe hapësira të mëdha publike, as për vepra ambicioze arti, as për dëshmi krenare.

Projekti i shtetndërtimit është projekti i Lëvizjes. Dhe ky projekt ka nisur tashmë e nuk mund të ndërpritet. Ne duhet t’i rikthehemi planit të Sami Frashërit dhe të mendojmë se universitetet tanë mund të jenë qendra krijimi, se akademitë tona mund të jena bahskëpunime të imagjinatave individuale, se odat tona mund të jenë vende të intimiteteteve kolektivë, se teatrot dhe galeritë tona mund të jenë dritare inteligjente mbi arritjet e botës, se njerëzit tanë mund të jenë të kredhur në besimin e talenteve të tyre, se studiot televizive nuk mund të vijojnë në telenovelën e gazetarëve gricës e injorantë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Dhe aty mund të marrë fund fataliteti i të qenit i vogël prej përsëritjes. E aty mund të zërë fill të qenit i madh pse je shtesë e vetvetes. Dhe aty do të marrin fund kohët boshe prej të cilave nga milionat e njerëzve nuk mbetet veçse dëshmia e keqe e mosbërjes.