Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar keq pas vdekjes së 26 vjeçarit i cili kërceu nga kati i pestë i Konvikteve ku po qëndronte si i karantinuar si pasojë e virusit korona.

Deliu-Kodra mendon se Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duhe të japin përgjegjësië për vdekjen e 25 vjeçarit nga Gjilani.

“Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet.
Sipas informacioneve të deritashme, djaloshi nga Gjilani i cili ka ardhur nga diaspora, ka kërkuar që të shkojë në vetizolim, ndërsa nuk është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë.
Nga ana tjetër, qeveria Kurti, me vendime psikiatrike ka liruar nga karantina aktivistë e militantë të Vetëvendosjes.

Ku është morali i kësaj qeverie?
Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan?

Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!