Ka zbritur nën 100 mijë numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali. Numri aktual i personave pozitiv me COVID-19 është sot 99,980.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima (174 ishin një ditë më parë) e 1,221 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj pandemi ka arritur sot në 29 079, e numri i të infektuarve 211,938.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithsëm i tyre ka arritur sot më 82,879.

Në repartet e terapisë intesive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479. Në Itali numri i tamponeve të kryer është 2,191,403.