Hysen Aliu, Suedi 

“Një sëmundje mendore është shpesh një dënim i përjetshëm”
Vitet e fundit, ka pasur një rritje të sëmurjeve të shëndetit mendorë pikërisht në kohën kur ju ishit në pushtet. Qytetarit të ndjerë në vend se t’i krijoheshin kushte për studime e pastaj punësim në Kosovë, u detyrua të shkojë në Gjermani, andaj ju mbani përgjegjësi morale edhe për këtë rast tragjik për familjen e për ne si shoqëri. Por, ju s’keni moral.
Është shumë e rëndësishme që kjo tragjedi të adresohet drejt realitetit. Sot, një numër i madh i qytetarëve të Kosovës vuajë nga presioni mendorë dhe shkaku kryesor jeni ju për 21 vite në pushtet. Ju, me deklaratat e juaja nxitëse dhe me plot të pavërteta, po tentoni që prap ta sulmoni shëndetin psiqik dhe të shtoni vuajtjet e popullit. Dhe ju jeni e paturpshme dhe e papërgjegjshme.
Për 21 vite ne qytatetarët po përballemi me problemet elementare të jetës dhe të shëndetit publik në përgjithësi.
Ju keni hangër kokat e qyterëve për 21 vite, ju keni shkelur dhe po e shkelni kushtetutën vazhdimisht, ju keni vu prokurorë e gjykatës të cilët punuan vetëm për llogarinë tuaj partiake.
Juve ju mbuluan krimet ndaj shqiptarëve, ju i blet votat me lekë të qytetarëve, ju jeni ata që për 21 vite e mbajtët Kosovën Metohi. Qeveria Kurti për vetëm 50 ditë e largoj listën serpska të Beogradit nga qeveria e Kosovës, ju votuat mocionin dhe po tentoni që prap ta ktheni. Ju jeni ata që e keni shkëputë shpresën rinisë të kenë një perspektivë për të jetuar në Kosovë, sepse ja morët edhe kafshatën e bukës nga goja.
Ju ua morët edhe organet e trupit qyterëve shqiptar dhe bëtë biznes. Ju ishit dhe jeni e zeza e këtij populli dhe këtij vendi.
Ngushëllime familjes Musliu për tragjedinë që ju ndodhi në këtë kohë pandemie që po e lufton e gjithë bota, e këtë po e bënë edhe qeveria e Kosovës më së miri për ta mbrojtur jetën e qytetarëve.
Edhe ne si prindër e si qytetarë kemi obligim dhe detyrë që ti informojmë institucionet e shtetit, në këtë kohë kufizimi, për shëndetin psiçik të fëmijëve tanë. Prishtina ishte komplet në karantinë, dhe përpos punëtorëve shëndetësorë dhe ato të sigurisë, këta kishin të drejtën që t’i transportonin qytatetarët nga aeroporti për në karentinim sipas ligjit. Por për ty Ganimete ligji nuk ka egzistuar kurrë. Juu gjithmonë ishi mbi ligjin. Ganimete juve ju ka ikur treni e tash vajtoni për pushtet në vend se të tregoni një pikë dinjiteti njerëzor për viktimën dhe familjen e viktimës, ju po e instrumentalizoni këtë tragjerdi për qëllime partiake. Ju nuk keni interesim as minimal për të luftuar këtë pandemi.

Tash kurë gjithë bota u bashkua për ta luftuar Covid-19. Ju po kërkoni pushtet. TURP!

Hysen Aliu, Suedi