Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në RTSH ka thënë se LDK nuk e ka prioritet as partinë e vet, përveç interesave të ngushta, përcjell MekuliPress.com
‘’Pa Vjosa Osmanin, udhëheqja e LDK po e kthen këtë parti si të tretën me vota. Kjo tregon se nuk e kanë partinë prioritet, kanë disa interesa të ngushta dhe kjo është për të ardhur keq. Njerëzit kishin shumë shpresë tek ata pikërisht nga bashkëpunimi i Osmanit me VV. Ky bashkëpunim ishte shpresa e qytetarëve.
Po shihet që LDK për zgjedhje e ka Vjosën, e për qeverisje ata të vjetrit, që kanë qenë m ëherët në koalicion me PDK’në’’