Jo rrallë herë kishte bërë thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve.

Këshilltari më i ri i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit thoshte se Kosova është pjesë e Serbisë, bombardimet e NATO’s ishin gabim, e poashtu edhe njohjet e reja.

Mirëpo, Veljkovic që ka treguar simpatinë e tij për njërin nga gjeneralët më famë keq të Serbisë, Ratko Mladic me sa duket ka premtuar për ndërrim të qëndrimeve, kur iu është ofruar një post i rëndësishëm në këtë qeveri.

Media dje gjatë ditës ka dërguar pyetje në zyrën e kryeministrit në detyrë, për të parë nëse janë në dijeni për këto qëndrime të këshilltarit të Kurtit, e nëse të njëjtat janë të mjaftueshme për të shqyrtuar vazhdimin e punës së tij në këtë institucion.

Nga qeveria kanë bërë të ditur se pas lajmeve që janë publikuar në media, Veljkovic ka thënë se është i kënaqur që është pjesë e ndryshimeve, e se ata kanë qenë të njoftuar vetëm për ndryshimet në bindjet e tij.

“Për qartësim te opinionit publik, z. Velkovic, në llogarinë e tij të Facebook-ut ka publikuar një status në të cilin ka deklaruar se ai është i kënaqur qe është bërë pjesë e ndryshimeve dhe ne te njëjtën kohe ka bere thirrje te te gjithë qe te bëhen pjese e këtyre ndryshimeve pozitive. Për ndryshimet ne bindjet e tij ne kemi qene te informuar”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Vetë Veljkovic përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ka nderin që është emëruar këshilltar i Kurtit dhe drejtor në zyrën për komunitete.

Ai ka thënë se në pozicionin në të cilin është emëruar do të jetë edhe më i përkushtuar në të mirë të njerëzve në Serbi.

“Unë kërkoj nga të gjithë ju, cilindo komb të jeni, të jeni pjesë e ndryshimeve pozitive dhe fillimit të përparimit të popullit tonë”, ka shkruar ai, pa kërkuar falje apo pa u distancuar nga qëndrimet e mëparshme.

Veljkovic e ka zëvendësuar si këshilltar të kryeministrit, Nenad Rashiqin, kjo pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga pozitat që mbante në qeveri, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.