Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në Ditën e Evropës ka thënë se mbajtja e popullit më pro-evropian të izoluar është në kundërshtim me vlerat që i ka mishëruar Bashkimi Evropian në themelet e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka deklaruar se çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është poashtu në kundërshtim me këto vlera.

Sipas Osmanit, Kosova orientim të qartë strategjik e ka anëtarsimin në Bashkimin Evropian.

“Çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është poashtu në kundërshtim me këto vlera. Shpresojmë që sot, 70 vite pas, e përherë në BE të mbizotërojnë mendjet e ndritura, sikurse ajo e Robert Schuman dhe të punohet për paqe, stabilitet e solidaritet e të bashkohemi kundër atyre që promovojnë urrejtje, ndarje e diskriminim”, ka shkruar Osmani.