Duke iu referuar një studimi të bërë në minj, konsumimi i çajit të gjelbër redukton rrezikun për mbipeshë, apo siq e thonë disa media ne gjuhë të huaj, “obezitet”!.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i njerëzve me mbipeshë është duke u rritur. Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Sëmundjeve në disa shtete, më shumë se 25% e popullsisë vuan nga mbipesha.

Organizata Botërore e Shëndetit raporton se që nga viti 1980 numri i njerëzve me mbipeshë është dyfishuar. Shumë faktorë kanë ndikuar që njerëzit të përballen me këtë problem, një ndër ta është përdorimi i ushqimit jo te shëndetshëm.

Për shkak të këtij fenomeni, studiuesit janë fokusuar në gjetjen e faktorëve dhe mënyrave për të luftuar mbipeshën dhe për të vetëdijesuar njerëzit për rreziqet që i përbën. Disa nga këto rreziqe janë diabeti, sëmundjet e zemrës dhe problemet tjera metabolike.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Së fundmi një grup hulumtuesish nga Universiteti në Columbus kanë bërë disa studime se si mund të ndikojë çaji i gjelbër në parandalimin dhe luftimin e mbipeshës edhe pse disa studime të mëparshme nuk kanë vërejtur një lidhshmëri në mes të mbipeshës dhe çajit të gjelbër.

“Ky studim ka gjetur evidenca që çaji i gjelbër stimulon bakteret e mira të sistemit tretës, të cilat kanë një efekt të madh në këtë sistem duke zvogëluar rrezikun për mbipeshë ”, tha prof.. Richard Bruno.

Përfitimet e tjera të çajit të gjelbër

Gjatë studimeve të efektit të çajit në minj, shkencëtarët panë se miu i cili kishte konsumuar edhe ushqime jo dietale dhe njëkohësisht suplemtente të çajit të gjelbër kishte shfaqur një nivel më të ulët të inflamacionit në zorrë si dhe kishin një sasi më të vogël të endotoksinave në gjak.

Krahas ndikimit të çajit të gjelbër mbi mbipeshë, është vërejtur që minjtë të cilët kane konsumuar suplemente të çajit të gjelbër kishin një sistem të tretjes më të pastër, dhe pa baktere. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress