Edhe Rita Ora ka ngritur zërin së fundmi kundër çështjeve të racizmit, pas vdekjes mizore të afro-amerikanit George Floyd.

Ajo ka publikuar vazhdimisht këto ditë imazhe të organizatave që merren me të drejtat e njeriut.

Rita ndërkohë të martë ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa video të shkurtra, të realizuar në vitin 1994.

Videoja e shfaq Ritën të lumtur si fëmijë teksa endet në park dhe ndjek pëllumbat.

Në një shkrim të gjatë të publikuar krahas videos, këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se si e vogël është ndeshur me paragjykimet dhe racizmin, kjo pasi ajo ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar.

“Përshëndetje. Unë mendoj se arsyeja e këtij postimi është t’ju tregoj veten kur isha e vogël verën e korrikut 1994. Unë mendoj se thjesht u ndjeva e lirë duke parë këtë dhe doja ta ndaja. Pse e kam dashur aq shumë kamerën! Edhe si fëmijë! Shpresoj se kjo ju bën të buzëqeshni, thjesht shikoni një jetë të një fëmije të shkujdesur. Kjo është ajo që të gjithë e meritojnë, e bardhë, e zezë, portokalli, e gjelbër, çdo ngjyrë që i vini emrin! Një refugjat, një shans për të pasur një jetë të mirë dhe një mundësi për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta të të ndjerit i sigurt duke shkuar në një park dhe duke ngrënë një akullore, duke qenë një fëmijë i lirë. Këto janë kujtimet që ne i vlerësojmë. Ky është momenti që na ndërton neve që bëhemi të rritur, le t’iu japim njerëzve një mjedis të jashtëzakonshëm për të qenë fëmijë brenda dhe të rriten. Kur prindërit e mi vendosën të transferohen në Angli nga Kosova ishte e vështirë. Mbaj mend që duhej të shihja dhe të dëshmoja disa gjëra, në mënyrë që vajza refugjate të mund të bashkëpunonte me vajzat vendase në lojën me litar në sheshin e lojërave. Vetëm kur isha në atë park isha e lirë. Ne nuk mund të gjykihemi nga ngjyra e lëkurës sonë ose nga jemi, ne jemi një racë. Raca njerëzore. Shpresoj të buzëqeshni sot. Jepuni fëmijëve një vend ku të ndjehen të lirë. Faleminderit. E juaja përgjithmonë Rita”, ka shkruar këngëtarja Ora në Instagram.