Turqia zyrtare ka refuzuar një ofertë për negociim të Bashkimit Europian me Qipron. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy e ka cilësuar propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si joserioze, duke cilësuar madje se Ankaraja zyrtare nuk e njeh administratën greke të Qipros.

Propozimi në fjalë është larg nga të qenit serioz teksa bëhet nga e njëjta BE që injoron përherë ekzistencën e Qipriotëve turq dhe nuk ka folur kurrë për të drejtat e barabarta mbi burimet natyrore të ishullit. Siç e kemi theksuar përherë, bashkëbiseduesi i Qipriotëve Turq për burimet hidrokarbure janë Qipriotët Grekë…, tha Aksoy.

Turqia është i vetmi vend në botë që njeh Republikën Turke të Qipros së Veriut krijuar në vitin 1983 në territorin e ishullit, pas ndërhyrjes turke në vitin 1974.