Serbia ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetajt, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje – kanë disa fjalë për kryeministrin Hoti

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, këtë e konfirmoi vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.

E, lidhur me këtë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Është zëdhënësi, Arlind Manxhuka, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një dëshmi se sip o trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Pra, pasi ka hequr dorë nga reciprociteti, nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar, Hoti i Qeverisë Koti sot deklaroi se dialogu nuk ka alternativë. Në anën tjetër, ja si trajtohen qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.

https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158581118283698