Shkencëtarët në SHBA testuan për një kohë të gjatë ndikimin e lëngjeve me përmbatjë të shurupit të misrit në turp, substancë i cili gjendet në shumicën e lëngjeve freskuese si zëvendësues sheqeri, shkruan MekuliPress.com

Rezultati: „Ky shurup nxit rritje e polipëve në zorën e trashë si dhe të të kancerit kolorektal“, thotë biologu molekular Lewis Cantley. “Megjithatë, nuk tregoi se polipet shumëfishoheshin.

Shurupi i misrit është drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e deformive të mukozës, fillimisht të segmenteve të padëmshme në zorrë të trashë, të cilat me kohë dhe me rritjen e konsumit të këtyre ushqimeve me këtë lloj shurupi degjenerojne në sëmundje kancerogjene. Sidomos në SHBA shurupi i misrit përdoret si zëvendësues i lirë i sheqerit dhe përdoret në limonada, në drithta ushqese dhe ushqime të gatshme.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Problemi është veçanërisht përmbajtja e lartë e sheqerit të frutave tek shurupi. Si studiuesit treguan fruktoza shkakton procese me të cilat polipi zorrëve apo qelizat e kancerit mund të prodhojë energji për rritjen e tyre direkt nga sheqeri. Përveç kësaj, ajo promovon prodhimin e acideve yndyrore. Këto janë një “lëndë djegëse për tumorin e zorrëve”, shkroi hulumtuesit – e njëjta vlen edhe për sheqerin.

Efekti edhe me sheqer e zakonshëm?

Pyetja është nëse rezultatet e studimit mund të transferohen në sheqer zakonshme siç përdoret në shumicën e shteteve evropiane i prodhuar nga kallam sheqeri dhe panxhar sheqeri. Në Evropë më shpesh përdoret është saharoza dhe mënyrë të konsiderueshme gjendet në ushqime dhe pije. Autorët e studimit besojnë se edhe ky lloj sheqeri ka efekt në qelizat dhe përshpejtojë rritjen e qelizave kancerogjene ngjashme me shurupin e misrit. “Saharoze është përfituar nga izoglukoza, pra ngjashme me shurup e misrit” thotë Cantley. Ndërsa kjo e fundit, pra shurupi i misrit përbëhet nga 45 për qind glukoza dhe 55 për qind të fruktozës, raporti për sheqer e zakonshëm është 50 deri në 50.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Edhe ky studim nuk është përfundimtare dhe duhen edhe studime krahasuese për të vërtetuar rezultatet e tanishme, por hulumtuesit amerikanë rekomandojnë sidomos për personat me një sensibilitet të polipeve të zorrës së trashë, që të menjanojnë pije dhe ushqime me sheqer të prodhuar industrialisht sa më tepër që është e mundur. Sepse përderisa ndryshimet në zorrë konstatohen në fazat e hershme, ato mund të hiqen e trajtohen mirë. Zakonisht duhet një periudhë mesatare prej 20 vjetësh përpara se një polip i padëmshme mukozale të bëhet kancerogjen.

Burimi: publikimet shkencore të ORF /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress,
Alban Ademi