Deputeti nga radhët e LVV, Fitim Uka ka reaguar përmes një shkrimi në facebok në lidhje me rastet e vdekjëve të njëpasnjëshme nga koronavirusi.

Uka shpreh keqardhjen për familjarët e të ndjehurëve duke kërkuar nga qeveria ilegale të jap dorëheqje duke përmendur edhe rrethimin e Klinikës Infektive me që rast thotë që më vonë do ta kuptojmë.

Postimi i plotë

A vlen jeta e njerëzve sot më pak se dje?
Gjashtë vdekje pardje… tetë vdekje dje, plus 4 vdekje pas mesnate… nuk janë thjeshtë numra që ndryshojnë.
Të ndjerët, kanë lënë pas familjen, të dashurit, ata që do t’i kujtojnë gjatë me mall.
Kush do t’i ngushëlloj?
Kush e ka vendosur jetën e tyre në peshore ekonomike?
Sa është çmimi i një jete?
Kur do të flitet për çmimin që po paguajmë dhe për atë që do të paguajmë si pasojë e këtij keqmenaxhimi?
Kush do të japë përgjegjësi apo kujt do t’ia hedhin fajin për këtë dështim total?

P.S. Ndërkaq, për çka u rrethua sot Klinika Infektive do ta kuptojmë më vonë. Por, është vonë që kjo qeveri ilegale të jap dorëheqje. Megjithatë, dorëheqja është më e pakta që mund të bëjnë, që të mos jetë shumë vonë.