Shqiptarët popull historik apo johistorik?

Shkelzen Gashi

Në shekullin 19, duke trajtuar çështjen e nacionalizmit, Friedrich Engels flet për popuj historikë dhe popuj johistorikë.

Te popujt historikë ai futë shtetet më të mëdha të Europës Perëndimore dhe Qendrore sepse kishin ditur të ndërtonin shtete qendrueshme dhe do të dinin edhe në të ardhmen. Kurse te popujt johistorikë futë sllavët e jugut, disa minoritete të Europës Perëndimore si dhe disa vende të Botës së Tretë, të cilëve u kishte munguar aftësia për të ndërtuar shtet.

Engels-i sugjeronte që popujt johistorikë duhej të zhdukeshin nga skena e historisë për të lehtësuar zhvillimin e popujve historikë 
Për fat të keq, Shqipërinë shtet e krijuan Fuqitë e Mëdha, e shqiptarët për një shekull dëshmuan se nuk dijnë të mbajnë shtet. Njësoj edhe Kosovën shtet e krijuan Fuqitë e Mëdha, e ne, për fat të keq, qe një dekadë po dëshmojnë se nuk dijmë të mbajnë shtet