Sot në orën 10 e 30 është mbajtur Samiti virutal i Parisit i iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë Samit kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësuesit e BE’së, Josep Borell, dhe Mirsolav Lajcak.
Ajo që ka ra në sy gjatë këtij Samiti, ka qenë paraqitja e liderëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në paraqitjen saj në këtë Samit, pas shpinës së saj, krahas flamurit të Gjermanisë, ka vendosur edhe atë të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.