“RROFTË MBRETI E POSHTË PISMILETI!”

Njëri nga historianët dhe kritikët e filmit në Holivud, në një ditë me diell apo me shi e breshër pak rëndësi ka, thotë se muti e ka integritetin e tij dhe ky konstatim mund të shërbejë si kornizë mençurie në të cilën mund të vendoset analiza dhe vlerësimi i drejtë i një individi apo grupi shoqëror, që identifikohet me një fenomen apo dukuri shoqërore të pakonceptueshme për mendjet njëdimensionale, të cilat mutin e konsiderojnë si diçka të ndytë, diçka që të qelbë me erë e mund të të infektojë gjerë në atë shkallë sa të mos ia shohësh kurrë hajrin vetes. Prandaj është domosdoshmëri, që të kuptohet drejtë thënia e historianit dhe kritikut të filmit në Holivud se muti e ka identitetin e tij.
“Cili është identiteti i mutit?”, shtrohet pyetja në kontekstin shqiptar. Përgjigjja nuk është aspak e thjeshtë sepse ai mund të ketë një tipologji të ndërlikuar me forma, ngjyra, cilësi, shije etj. etj.
Muti mund të jetë denotativ dhe konotativ. Muti denotativ, siç e di secili, është ai që bëhet në nevojtore apo gjetiu kur mungon nevojtorja, por mutin konotativ jo të gjithë e njohin, bile disa as nuk e dinë se ekziston. Tipologjia e mutit konotativ mund të jetë e thjeshtë, por ka edhe tipologji të ndërlikuar të tij. Tipologjia e thjeshtë e mutit konotativ na tregon se ka mut politik, akademik, mediatik etj. Madhësia e këtyre mutave varet nga pozicioni, që ka një mut në hierarkinë e tipit të vet apo në hierarkinë e përbashkët të mutave. Një mut politik mund të jetë president, kryeministër apo ministër. Në këto raste këta konsiderohen nga vartësit e tyre si bleta amë, e cila mund t’i ushqejë të gjithë me mjaltën e tij të veçantë, prandaj nuk është e çuditëshme, kur dëgjohen brohoritjet e mutngrënësve: “Rroftë mbreti e poshtë pis mileti! Mbreti është Zoti ynë e s’ka gjyqtar, që mund ta dënojë atë!”

Kadrush Radogoshi