Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu (Kamishi) i cili njëherësh është edhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë ka treguar se si studentet e tij kopjojnë ë provim në një mënyrë aspak të hijshme

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë̈ që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!

Postimi i plotë:

Mos kopjo!

Mëso!

Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!

Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjes së provimit në Fakultetin e Mjekësisë̈ në Departamentin e Fizioterapisë̈.