Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia ka shkruar pas lajmit për vdekjen e doktorit Sylejman Rexhepi.
“Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj. Ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim”, ka shkruar Vitia derisa ka ngushëlluar edhe për vdekjen e dy mjekëve të tjerë.

“Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.

Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera”, ka shkruar Vitia.