Asociacioni i Komunave të Kosovës, ditën e djeshme bëri kërkesë ndaj Qeverisë që të bëhet rishqyrtimi i masave parandaluese të COVID-19.

Ndërsa sot, u mbajt një takim i AKK-së me Komitetin për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me koronavirus, ku u paraqitën shqetësimet e komunave sa i përket efekteve të këtyre masave.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë takimit, u paraqitën 4 propozime, nga drejtori ekzekutiv, Suzan Ibrahimi.

“-Sfidat në sektorit e gastronomies, ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve, çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre dhe sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHPK-së që

mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me

COVID-19 pa testim e që quhet diagnozë klinike”, thuhet në postimin e AKK-së në “Facebook”.

Hoti, vlerësoi lartë angazhimin e kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së virusit dhe bashkë me ministrin Zemaj premtuan se do të rishikohen këtëo masa sa më shpejt që është e mundur.

“Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik”, thuhet në njoftim.