Esad Mekuli, një prej poetëve më të mirë që kanë njohur shqiptarët e Kosovës, në vitin 1983, pra 37vjet më parë, në një intervistë tha diçka të vërtetë, por edhe të rrezikshme për atë kohë.

“Kosova është një krahinë që përbëhet prej shumë nacionaliteteve, ku dominon KOMBËSIA Shqiptare” – tha mes tjerash Mekuli në këtë intervistë, derisa po punonte si redaktor në gazetën shqipe ‘Rilindja’ por edhe tek revista letrare ‘Jeta e Re’.

Ai tregon në këtë intervistë se megjithatë redaksia gjithmonë ka qenë e interesuar të përfshijë edhe pakicat sikurse malazezët, serbët, turqit, romët, por edhe ajo vetë si e tillë ishte e papërvojë në këtë aspekt dhe në numrat që do të vinin do të kishte më shumë përfshirje, shkruan MekuliPress.