Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratës së Damian Gjiknurit, sa i përket listave të hapura.

Me një shënim në facebook, Vasili thotë se opozita kërkon lista të hapura 100%, ndërsa akuzon kryeministrin Rama dhe Gjiknurin si “hajdutë të certifikuar të votave të popullit”.
Sipas Vasilit, “ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit”.

Postimi i plotë:

Hajdutet e votave flasin ne “emer” te popullit !?

Rama dhe Gjiknuri, hajdute te çertifikuar te votave te popullit me krimin e organizuar, kane surrat dhe flasin gjoja ne emer te tij.

Ndryshimi i njeanshem i Kushtetutes nga Rama eshte vetem ne emer te krimit dhe kunder popullit.

Opozita kerkon Listat e hapura 100% ne emer te popullit.

Koalicionin e shqiptareve kunder Edi Rames nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush.

Rama ne shtërzimet e humbjes po sillet peshtirshëm si zvarranik politik.

Shiheni VIDEON se si hajdutet rilindas te votave, te njohur boterisht, i vene vulen vjedhjes se votes me krimin ne Diber.

Kujtojeni kete VIDEO sa here qe keta hajdute do te guxojne te flasin per reformen zgjedhore dhe perbuzini dhe poshteroini pa meshire ata dhe zorrat qorre përqark tyre.

Kjo VIDEO eshte bere publike nga Gazeta gjermane BILD dhe njihet ane e mbane botes.

Shqiptareve nuk u lejohet ta harrojne.