Koronavirusi që qëndron pas pandemisë së tanishme në të vërtetë nuk është edhe aq i ri sa thuhet. Të paktën në natyrë. Disa kërkues të Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në përfundimin se CoVid-19 ka qenë i pranishëm te lakuriqët e natës – konkretisht te lakuriqi patkua – për dekada përpara se të ndërmjetësohej te njeriu.

Ky është një konkluzion që përputhet me hamendësimet e deritanishme dhe që konfirmon dështimin total të sistemit të survejancës epidemiologjike në mbarë botën.

Kjo sepse aktualisht lakuriqët që janë të dyshuarit e përhershëm mundet të jenë bartës të shumë viruseve të tjerëve që transmetohen te njeriu. Kërkuesit kanë studiuar historinë e rikombinimeve të virusit duke arritur në përfundimin se pangolini nuk ishte një host, por thjesht e transmetoi koronavirusin te njeriu.