Ka humbur betejën nga koronavirusi një doktor në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka njoftuar se pas tri javësh hospitalizimi në QKUK ka humbur betejën nga COVID-19 profesionisti i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj, transmeton “Zeri.info”.

“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i Mjekësisë Familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”, ka shkruar Haskuka në një postim në “Facebook”.

Haskuka u ka shprehur ngushëllime familjes së Kolgjerajt dhe kolegëve të tij.

“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/1003362940135216