Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kontrolluar disa shtëpi në Prishtinë, pas informacioneve se në to qëndronin disa shtetas të huaj, të cilat mund të ishin viktima të trafikimit për qënie njerëzore.

Brënda tyre ka hasur jo pak por 26 persona, mes tyre 13 fëmijë, kryesisht këta të fundit me lidhje familjare nga Shqipëria.

Në mesin e tyre, është hasur edhe i dyshuari M.S., 21 vjecar, shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase greke të moshës 13 vjeçare.

”Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’, shkruan oranews.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.