Ibrahim Kelmendi

„SHAMIA“ NUK ESHTE OBLIGIM ISLAM, POR UNIFORME AGRESIVE DHE ASIMILUESE

I nderuar Avokati Koci, meqë nuk kam mundësi për të komentuar statuset Tua në FCB, po të dërgoj në privat – letrën publike.

Liria e besimit dhe e praktimit të religjioneve, e garantuar me kushtetuta, po shpërdorohet gjithandej.

Konkretisht, „shamia“ nuk është detyrim në Islam, prandaj liria për ta përdor atë si „uniformë“ politike, nuk mund të mbrohet me lirinë e praktikimit të feve që e garanton Kushtetuta. Që i bie, nëse një vajzë, që e ndien apo që simulon të jetë myslimane, do të vë „shaminë“ edhe në shkollë, është e barabartë me një vajzë tjetër që do të donte të frekuentonte shkollën vetëm ne bikini, ta zëmë, për shkak të vapës apo për shkak të dëshirës snobiste. I lejohet vajzës që do të frekuenton shkollën vetëm me bikini? Nëse asaj nuk i lejohet, a nuk i cenohet asaj liria individuale? Nëse asaj i ndaloht, përse t’i lejohet vajzës „myslimane“ „shamia“?

Unë do të dëshiroja të ecja rrugëve cullak, për shkak të vapës apo për hir të nudizmit. Me lejohet? Nëse jo, përse me përkufizohet liria individuale?

Ti, që qenke duke rrugëtuar me motor për në Kroaci, do të dëshroje të vozisje 200 km/h, edhe në rrugë që e ke të përkufizuar shpëjtësinë maksimale 50 km/h. Nuk të cenohet liria individuale? Po të kapën në flagrancë, do të dënojnë, apo do të thirre në të drejtën kushtetuese për lëvizje të lirë?

Për shkak se në kushtetutat nuk i mbrojnë fëmijët e sapolindur a kanë të drejtë prindërit t’ua tjetërsojnë identitein etnik, si mua që ma ka tjetërsuar babai im? Ka të drejtë prindi ta indoktrinon fëmiun me idoleogji vrastare e fashistoide që i karakterizon religjionet? Apo nuk e di Ti se Bibla e ka edhe në përcaktim që obligon secilin kristian e jahudi ta zbaton. Prafrazim: „Nëse vajza e fejuar hetohet që ka bërë seks para martese, duhet të mbytet me gurë në shesh publik.“
Ndërsa në Kuran, surja 5 ajeti 33, ke urdhëresën:
„Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose të gjymtohen duke ua pre duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen të masakruar nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.“
Nëse këta besimtarë përkatës do të thirreshin në lirinë kushtetuese për të praktikuar këto detyrime që i përmbajnë Bibla dhe Kurani, a mund të ndalohen në praktikim të kësaj të drejte, dhe nëse megjithatë nuk mund të pengohen, a mund të burgosen e gjykohen? Dua përgjigje profesionale, si avokat, jo përgjigje politikani e demagogu, të lutëm.

Që të bindesh se Islami nuk detyron femrat të mbulohen me „shami“, të këshilloj ta lexosh librin tim mbi Islamin. Aty, me argumente kam shtjelluar se „shamia“ është uniformë agresive dhe imperialiste islamiste, nuk është detyrim islam.

Do ta marrësh në mbrojtje nxensen që nuk lejohet të hy vetëm ne bikin në shkollë, apo kristianin që vret të fejuaren për „amoralitet“ seksual, apo myslimanin që zbaton urdhrin kuranor 5:33? Nëse po, a do të biesh në kundërshtim me Kushtetutën, që garanton liritë fetare dhe individuale?

Rrugëtim të mbarë, por kujdes liritë e përkufizuara për shpëjtisi, sepse e drejat për jetë ka prioritet para të drejtës për lëvizje të lirë.

Shëndet dhe mbarësi.

PS.
Librin e ke këtu, në PDF:

https://fjala.info/…/ibrahim_kelmendi_islami_religion_agres…