Trupat amerikane do të tërhiqen së shpeejti nga Iraku. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të ulë praninë ushtarake në Irak në nivelin më të ulët të mundshëm sapo një gjë e tillë të jetë e mundur. Trump nuk ka dhënë data dhe afate, por ka sqaruar se po punohet drejt objektivit që amerikanët të mos jenë më ushtarakisht në Irak.

Me shpresë se Iraku mund të jetojë i qetë dhe më vete dhe të mund të mbrohen çka e kanë bërë për një kohë të gjatë para se ne të përfshiheshim ne, tha Trump në një konferencë për shtyp me kryeministrin iraken Mustafa Kadhimi.

Presidenti amerikan ka shtuar se me Baghdadin, SHBA ka marrëveshje shumë të mira për naftën ndërkohë që për sulmet turke në veri të Irakut, Trump është mjaftuar me premtimin se “do të flasë me Erdoganin”. Presidenca e Trump ka për t’u mbajtur mend gjatë për politikën e tërheqjes dhe uljesë  prezencës ushtarake në botë. Në Lindjen e Mesme Trump arriti të impononte Jeruzalemin kryeqytet, nxori SHBA nga Siria pa u interpretuar kjo si ndonjë humbje strategjike, stabilizoi marrëdhëniet me Turqinë, kërkoi një marrëveshje dypalëshe me Iranin duke mos hequr dorë nga sanksionet, ndërkohë që sëë fundmi ka arritur të marketojë se pajtimin mes suaditëve dhe Izraelit e ka ndërmjetësua ai.

Ngjan sikur dikush ka vënë në lëvizje si me magji procese që nuk mendoheshin të mundura pak kohë më parë, por ndoshta mungesa e SHBA ka luajtur në planin afatshkurtër jo vetëm kundër këtyre të fundit, por edhe pro.