“Gushti duhet të ishte për t’ju uruar pushime të mbara, por ata që punojnë në prapaskenë ndaj Ora News, nuk ndalojnë Tashmë pa dorashka për të ndalur zërin e Rtv Ora dhe Ora News, këtë radhë kërkojnë sekuestrimin e 15 viteve histori”. Shkruan Presidenti i “Yldon Media Group” në një mesazh postuar në rrjetet sociale, pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha se është urdhëruar sekuestrimi i arkivës dhe i serverit të televizionit Ora News

“Ju siguroj që askush nuk mund të vërë dorë mbi mundin dhe punën e qindra gazetarëve. E aq më shumë askush nuk do të më ndalojë të publikoj surpriza edhe pak, durim, dokumente, video” nënvizon më tej  zoti Ylli Ndroqi në mesazhin e tij postuar sot dhe në rrjetet sociale.

Më tej presidenti u jep kurajo stafit të dy televizioneve të vijojnë me guxim punën e nisur pasi e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Ylli Ndroqi: “Stafit të dy televizioneve u them që të vazhdojnë me guxim, sezoni i ri po vjen, kam bindjen se do të jenë më të fuqishëm. Edhe pse larg fizikisht, jam me ju ashtu siç kam qenë në gjithë këta vite. Për miqtë, i siguroj se e vërteta do të dalë shpejt dhe bashkë me të dhe shumë e shumë të tjera”

Më 1 gusht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK vendosi sekuestro të pronave të Ylli Ndroqit, mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora Neës.

Ndërsa më  3 gusht forca të shumta RENEA mësynë ambientet e dy televizioneve.

Vendimi është ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe pritet që vendimi të merret këto ditë