Për detin po flasin të gjithë. Njëra palë thotë se 12 miljet e palës greke sjellin humbje për ne dhe hedhin në punë matematika të posaçme.

Kryeministri sot ka zbuluar se stërnip i Odise Kasnecit që e quan mik të Abdyl Frashërit dhe si i tillë ai nuk mund ta falë detin.

Mirëpo sado e ndërlikuar të duket loja ajo është fare primitive: opozita kërkon te provokojë një situatë krize dhe tensioni duke ushqyer idenë se deti iu shit grekut.
Lexoni p.sh se çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

 

Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.

 

Po kur distanca është 10 milje si i bëhet? Zoti Berisha e di shumë mirë se parimi i 12 miljeve nuk apikohet në distanca më të vogla. Po kujt i duhet kjo?

Çështja këtu ka edhe një aspekt moral. Përpara se të akuzojmë botën për detin do të duhet të merrnim armët e akuzës edhe pronat tona të cilat janë po këta që sot përbetohen se do mbrojnë detin që i vjedhin me ligj. Ndaj kjo histeri është ilustrim i injorancës që fryhet nga ligësia e njërës palë dhe frika e tjetrës.

Të mendosh se sot nga Shqipëria po tentohet të zgjidhet kriza bjelloruse dhe për miljet detare me fiqinjët ka një bindje të verbër se po na i marrin të bën të kuptosh mjerimin ku është zhytur ky vend. I cili ndoshta mendon se deti ndahet me praktikën e ligjit 7501 por ja që bota nuk ka mbetur ende në dorën tonë.