Një miku im, një ditë erdhi tek unë për një kafe .
U ulëm e po bisedonim, duke folur kështu, përgjithësisht për jetën…
– Po shkoj për pak të laj enët – i thashë.
Ai hapi sytë i habitur, sikur t’i kisha thënë se do ndërtoja një anije kozmike .
Më përgjigjet me admirim, e paksa skeptik ;
– Sa mirë që e ndihmon gruan ti, kur e ndihmoj unë gruan time ajo nuk e vlerëson fare.

Javën e shkuar pastrova dyshemenë e rregullova lavatriçen dhe nuk më tha as faleminderit!
U ula pranë tijë, e i thashë se unë nuk e ndihmoj gruan time. Si rregull, nëse ajo ka nevojë për ndihmë, i duhet një ortak. Unë jam ortaku i saj në shtëpi për shkak të kësaj shoqërie dhe “rregullave” të përcaktuara prej saj, rregulla që ndajnë detyrat .
Unë nuk e ndihmoj gruan time të pastrojë shtëpinë, sepse edhe unë banoj bashkë me të në këtë shtëpi e nëse është e nevojshme se duhet të pastrojë, thjesht e bëj.
Unë nuk e ndihmoj gruan time të gatuaj, sepse edhe unë dua të ha, e kur më merr uria gatuaj edhe unë.
Unë nuk e ndihmoj gruan time të lajë pjatat pas darkës, sepse edhe unë i përdora enët për të ngrënë.
Nuk e ndihmoj gruan time me fëmijët  sepse ata janë dhe fëmijët e mi, kam edhe unë detyrat e mia si baba e si prind i tyre po ashtu.

Nuk e ndihmoj të nderë e palose rrobat, sepse ato nuk janë vetëm rrobat e saj por edhe të miat e të fëmijëve tanë .
Unë nuk jam një “ndihmë” në familje, jam pjesë e saj gjithashtu .
E përsa i përket vleresimit, e pyeta se kur ishte hera e fundit që pasi ajo mbaroi së pastruari shtëpinë /lau rrobat/ i ndërroi çarçafët krevatit/u bëri banjë fëmijëve/gatoi/ndreqi/priti miqtë/organizoi…etj…i the ; Faleminderit?
Apo ; Të lumshin duart grua, je fantastike !!!
Të duket absurde? Të duket e çuditshme?
Dhe ti, pse lave një herë në shekull dyshemenë, po prisje falenderime, vlerësime ??
Pse? A e ke menduar ndonjëherë?

Ndoshta sepse ti je mësuar se ajo bën gjithçka gjithmonë? Se çdo gjë është detyra e saj?
Ndoshta je mesuar qe gjithcka te behet gati , e ti nuk luan as gishtin ?
Atëherë, vlerësoje tët shoqe, ashtu sikurse kërkon të të vlerësojë edhe ajo .
Jepi një dorë, ndihmoje, sillu si shok i saj si bashkëshort i vërtetë, jo si një mik që kalonë në shtëpi veç për të ngrënë, fjetur, larë…
Ndihu, si në shtëpi…në shtëpinë tënde mik.