Nga “Emri i trëndafilit” të Umberto Eco-s

“Pas shumë vitesh, zjarri i pasionit vdes dhe bashkë me të edhe ajo që besohej se ishte drita e të vërtetës. Cili nga ne është në gjendje të thotë tani kush kishte të drejtë, Akili apo Hektori, Agamemnoni apo Priami, kur ata luftonin për bukurinë e një gruaje e cila tani është pluhur dhe hi?”

”E vërteta e vetme është të mësojmë se si të çlirohemi nga pasioni jo i shëndetshëm për të vërtetën”.

“Kur armiqtë e vërtetë janë tepër të fortë, lind nevoja të zgjedhim armiq të tjerë më të dobët”.

“Librat nuk janë bërë për t’u besuar, por për të na ftuar në dyshime. Përpara një libri ne nuk duhet të besojmë çfarë na transmetohet, por të pyesim veten se çfarë ka dashur autori të transmetojë me fjalët e tij”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress