Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media kritikuar ashpër delegacionin kosovar, i cili do të marrë pjesë në takimin 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti e ka quajtur këtë delegacioni si jo legjitimitet e të papërgatitur duke shtuar se negociatat e vërteta në Shtëpinë e Bardhë janë duke u zhvilluar mes ShBA-së dhe Serbisë pa Kosovën.

“Pala kosovare nuk ka legjitimitet e as përgatitje, kurse nuk ka transparencë, nuk dihet agjenda e formati. Ky është një turizëm qeveriat me para të shtetit dhe të popullit. Delegacioni është enorm për nga numri I pjesëmarrësve dhe shumëfish më I madh se ai serb. Negociatat e vërteta janë ndërmjet ShBA’së dhe Serbisë dhe delegacioni Kosovar është ndërmjetësuesi, gjithsesi i panevojshëm”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë pa fituesin e zgjedhjeve.

“Nuk ka marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve, Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje tjera të pa implementueshme Jemi të bindur se as qytetarët nuk presin gjë prej tyre”, u shpreh Kurti.

Mes tjerash, Kurti nuk ka kursyer kritikat edhe ndaj emisarit Special Richard Grenell, pasi ky i fundit tha se të gjitha temat janë të hapura për diskutim në takim.

“Emisari Grenell konsideron se palën ksoovare e ka ndërkaq duhet t’ia shuaj paknaqësitë palës serbe. Gjithashtu është hsumë I dëshmëm deklarimi që tha se jemi të hapur që të shtrohet para nesh secila temë Temat përcaktohen paraprakisht sepse duhet dakordim paraprak për to”, tha Kurti.