Richard GreneNë mediat serbe, pak pas nisjes së takimit u raportua se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar I dërguari i Posaçëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka demantuar raportimet në mediat serbe duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell në Twitter.

Për faktin se Serbisë i është kërkuar njohja e Kosovës ka folur edhe ministri serb Sinisha Mali.

Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.