Nr.5 është ndoshta më i rëndësishmi. S’duhet ta harroni asnjëherë

Budallallëku ka disa konstante, dhe sipas ekspertëve ai u përgjigjet 5 ligjeve:

1) Secili prej nesh, gjithmonë e nënvlerëson numrin e budallenjve në qarkullim.

2) Mundësia që një person të jetë budalla, është e pavarur nga çdo tipar tjetër (arsimi, mjedisi, etj.).

3) Budallai është ai që u shkakton dëm të tjerëve, pa patur ndërkohë asnjë përfitim për veten e tij.

4) Njerëzit jobudallenj nënvlerësojnë gjithmonë potencialin e dëmshëm të budallenjve.

Në veçanti, jo budallenjtë harrojnë se në çdo kohë dhe vend, të kesh të bësh ose të shoqërohesh me budallenj, është një gabim që kushton shtrenjtë.

5) Budallai është personi më i rrezikshëm që ekziston.