Budallallëku ka disa konstante, dhe sipas ekspertëve ai u përgjigjet 5 ligjeve:

1) Secili prej nesh, gjithmonë e nënvlerëson numrin e budallenjve në qarkullim.

2) Mundësia që një person të jetë budalla, është e pavarur nga çdo tipar tjetër (arsimi, mjedisi, etj.).

3) Budallai është ai që u shkakton dëm të tjerëve, pa patur ndërkohë asnjë përfitim për veten e tij.

4) Njerëzit jobudallenj nënvlerësojnë gjithmonë potencialin e dëmshëm të budallenjve.

Në veçanti, jo budallenjtë harrojnë se në çdo kohë dhe vend, të kesh të bësh dhe / ose të shoqërohesh me budallenj, është një gabim që kushton shtrenjtë.

5) Budallai është personi më i rrezikshëm që ekziston.