Pak ditë më parë Jonida Maliqi publikoi videoklipin e këngës “Ktheju tokës” me të cilën do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ashtu si kënga, edhe videoklipi u prit shumë mirë. Megjithatë vetëm një ditë më pas nisën lajmet se ky videoklip ishte i kopjuar.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Jonida ka folur për herë të parë për këtë duke u shprehur: “Pasi u shpalla fituese e Festivalit të Këngës në RTSH sigurisht që kishte kontestime isha unë e duhura apo jo për të përfaqësuar Shqipërinë. Më pas ishin reagimet e të huajve të cilët menjëherë ndikuan në publikun shqiptar dhe pati një ndryshim drastik dhe nisën të shtoheshin komentet e mira. E njëjta gjë ndodhi edhe në 48 orëshin e parë që u publikua klipi. U publikua edhe në faqen zyrtare të Eurosong-ut e cila jep firmën përpara sesa ta publikojë. Pikërisht këta bashkëatdhetarët tanë, vendasit, këta njerëz që ne presim të na suportojnë marrin përsipër të shkruajnë dhe të komentojnë sikur janë kritik arti dhe të hedhin baltë ndërkohë që janë të baltosur vetë.

Plagjiaturë do të thotë kur ti bën një kopje të mirëfilltë, jo kur ti ke disa sekuenca ose ngjashmëri me personazhin. Për të gjithë fansat që më kanë shkruar se Jonida rrezikon Eurosong-un, dua t’i them jo. Faleminderit për suportin ju që e keni dashur këtë këngë, për të tjerët pastaj kaq ishte”, u shpreh Jonida. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress