A e vëren BE çka po ndodhë në Ballkan? A nuk është Serbia kancer i Ballkanit?

Luz Tomaj, SHBA

Bashkësia ndërkombëtare, në të kaluaren, është ballafaquar me konflikte në mes shteteve me përmasa dhe pasoja të dimensioneve të ndryshme. Në kontinentin europian konflikti i fundit ishte ai në mes Serbisë agresive dhe Kosovës viktimë. Lufta e tmerrshme ndodhi mu në fund të shekullit të kaluar, në kohen kur Bashkimi Europian ishte në fazen e zgjërimit dhe zhvillimit. Ndaj, përveq OKB-s, si Organizatë mbarëbotërore, shumë aktivitete mbeten në duar të UE, si institucion kontinental.

Qellimet e dialogut

Në këtë fazë të zhvillimit dhe civilizimit të bashkësisë ndërkombëtare, forma më e preferuar e zgjidhjeve të të konflikteve apo mosmarrëveshjeve ndërshtetërore është dialogu në mes palëve. Zakonisht, dialogjet zhvillohen me ndermjetësimin e instituciioneve apo subjekteve ndërkombëtare – OKB, UE apo edhe të donji shteti të tretë. Gjithnjë, i vetmi qellim i dialogut është arritja e marrëveshjes me qellim të evitimit të konflikteve eventuale.

Gjatë  një dekade, bëhen përpjekje për zhvillimin e dialogut në mes Kosoves dhe Serbisë. Procesi kishte kahje të gabuara, kahje te cilat e favorizonin Serbin dhe, përfundimi me donji marrëveshje objektive, nuk shifet në horizont. Dialogu zhvillohej dhe, zhvillohet me ndermjetësimin e UE dhe kohë pas kohe bëhen përpjekje për integrimin edhe të SHBA-ve. Në procesin e gjertanishëm, mendoi se, Kosova nuk e tregoi nivelin e pjekurisë së shtetit por, më shum befasohem me faktin se, as UE nuk tregoi mjaft vendosmeri, profesionalizem dhe përkushtim për nji zgjidhje të drejtë.

Çka kërkohet nga ndërmjetësuesit

Rrolin e ndërmjetësuesit, në një mënyrë, e krahasoi me rrolin apo postin e gjyqtarit. Këtë krahasim e bëj nga se qellimi i ndërmjetësuesit duhet me qenë që, gjat procesit në çfarëdo dialogu drejtësia të vjen në shprehje. Që drejtësia të vjen në shprehje kërkohet profesionalizem, sinqeritet dhe përkushtim. Që kjo të ndodhë është e domosdoshme që të ilustrohet identiteti i palëve në dialog, përmasat e dëmeve të shkaktuara gjat konfliktit – luftes dhe, premtueshmeria e palëve në të ardhmen.

E kaluara e palëve duhet të mirret si argument relevant në dialog

Apeloi te ndërmjetsuesit t’ia lëshojnë një sy të kaluares historike por edhe situates aktuale. Për ate që sadopak ka njohuri historike, Serbia, historikisht e ka patur në agjendë zhdukjen e shqipëtarëve. Nuk do shkoi më larg se nga viti 1912. Në fakt, pas largimit të perandorisë otomane, me 1912 e riokupoi Kosoven. Gjatë asaj lufte Serbia bëri gjenocid ndaj shqipëtarve. Disponoi me mjaft informacione por, vetem po ua përkujtoi ndërmjetësuesve se, mu në nëntor të vitit 1912, Serbia bëri krim gjenocidial klasik kundër shqiptarëve. Për krimet serbe raportonin mjetet informative europiane. Përveq tjerash, raportonin DAILY CRONICLE, Paris HUMANITE, gazeta daneze RIGET, DAILY TELEGRAPH dhe te tjerat.

Historia e njef se Kushtetuta serbe, e quajtur progresive, nuk vlente dhe nuk aplikohej në trevat shqiptare nga se, sipas urdhërit të qeverisë serbe, ligj dhe Kushtetuta ndaj shqipëtarve ishin policia dhe gjykatat. Përveq vrasjeve masive, në agjenden e Serbisë ishte edhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dhe gjetiu. Shqiptarët e besimit islam, Serbia i urrente për shkak të përkatësisë kombëtare por edhe të religionit. Për shqiptarët e krishterë, Serbia pohonte se gjoja mbajnë orientim austrohungarez.

Në vitin 1937, Vasa Qubrilloviqi, anëtar i Akademisë serbe por edhe Ruse, e çortoi Qeverin serbe dhe propozoi që Serbia ti shperngul shqiptarët nga treva e Kosovës, duke marr si shembull se – nëse Gjermonia i largon Hebrenjtë, nëse Rusia shpërngulë miliona njerëz nga një trevë në tjetren, atëherë nuk do të ndodh donjë luftë nëse Serbia i shpërngulë me dhunë disa qindra mijëra shqiptar. Procesin e shpërnguljes e ndali fillimi i Luftes II.

Pas Luftes II Serbia e vazhdoi betejen kunder shqiptarëve. Ishte A. Rankoviqi që i luftoi hapur shqiptarët deri në vitin 1967. Tek pas largimit të Rankoviqit, shqiptarët, në kuadër të ish Jugosllavisë, e panë sadopak dritën. Por, në fillim të tetëdhjetave, në siperfaqe doli Kasapi i Ballkanit – Millosheviq dhe shpresoi se BE ka njohuri për krimet serbe gjenocidiale. Përveç vrasjeve të 12-13.OOO shqiptarëve, ndodhen mbi 20.000 dhunime, nën presion, diku gjysma e shqiptarëve të Kosovës e braktisen treven e vet. As sot e kësaj dite, Serbia nuk tregon vendin e kufomave të të pagjeturve…

Po sot çka po ndodhë

Serbia pretendon se edhe aty ku një serb gjindet, duhet të quhet Serbi. Një gjë e tillë është vazhdimsi e politikes Millosheviqiane. Nuk është befasi, nga se edhe Kryetari aktual dhe kryeparlamentari i Serbisë ishin bashkpunëtorë të ngusht të Millosheviqit famkeq. A e vëren fare BE se çka po ndodhë edhe sot e kësaj dite në Ballkan. A nuk është Serbia kancer i Ballkanit?! Në një anë, Kosoven akoma e konsideron si pjesë të Serbisë dhe, kërkon njëfarë Asociacioni të komunave serbe…. ndërsa, për shqiptarët, brenda kufirit të Serbisë as që mund të flitet! Falë politikes serbomadhe, tani pretendohen konflikte në Bosnje, qellimi i të cilave është ndarja e Republika sërpska që ti bashkangjitet Serbisë. Inicohen konflikte të ndryshme në Mal të Zi, ku Serbia pretendon ta okupoi. Serbia nuk zgjedhë mjete as mënyra. Përpiqet ta fshehë doren – I shtyen liderët fetar serb që të krijojnë turbullina, pas të cilave qendron politika serbe.

Ishin këto vetem disa të dhëna por, të pamohueshme, të cilat UE dhe kushdo që ndermjetëson, nuk mund ti anashkalon.

Këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, do ua dërgoi UE dhe DASH-it.

Luz Tomaj, SHBA

11/21/2021