A kanë ekonomistë këto partitë e tjera?

Me dhjetëra mijëra euro i kanë paguar analistët gjatë zgjedhjeve që të shajnë e sulmojnë Vetëvendosjen, e megjithatë ajo fitoi.

Me dhjetëra mijëra euro i paguajnë analistët pas zgjedhjeve që nëpër emisione, t’ia lënë Vetëvendosjes fajin për vonesat për marrëveshjen, e megjithatë në sondazhet që organizojnë të njëjtat emisione, gjithnjë shumica dërrmuese e publikut mendon se fajin nuk e ka Vetëvendosja.

Me qindra-mijëra euro shpenzohen për konsulentë pi ari e imazhi, sponsorizime në rrjete sociale, reklama, aktivitete promocionale, e megjithatë…

Pse vallë të shpenzohen kaq shumë para për një mekanizëm kaq jo-efikas?

Më lirë u bie të jenë të ndershëm. Se rrezik i shpenzuan krejt paratë e vjedhura për të blerë analistë e media… do mbesin keq kur të duhet të paguajnë avokatë.

A. ZAJMI