Në një opinion në revistën “Spiegel”, Claus Kreß, profesor i ligjit penal dhe ndërkombëtar në universitetin e Këlnit në Gjermani, shkruan për cenimin e rendit ndërkombëtar nga dy fuqitë: Rusia dhe SHBA.

Së pari Rusia me sulmin ndaj Ukrainës dhe tani SHBA me mbështetjen e saj dhe zhhvlerësimin e dokumenteve që e cilësojnë Rusinë si agresore. Sipas tij herët apo vonë të dyja këto vende do të heqin dorë nga loja e fuqisë në dëm të rendit që ndërtohet mbi disa parime që në të vërtetë moderojnë përdorimin e forcës në funksion të konsensusit që siguron bashkëtejerë. Kufinjtë p.sh mund të ndryshojnë vetëm me dakordësi, por praktika ka vërtetuar të kundërtën. Megjithatë rendi dhe parimet nuk janë të këqija pse shkelen. Madje vlera e tyre ringrihet pikërisht për këtë shkak.

Për ta mbrojtur këtë rend, Claus Kreß sugjeron se vendet e BE-së së bashku me partnerë si Kanadaja, Britania e Madhe, Australia dhe Jugu i Botës mundësisht mund të luajnë një rol. Parakusht është forcimi i dispozitivit të mbrojtjes për Europën që nëse do ta kishte këtë, marrëveshjet e imponuara mbi Ukrainën nuk do të ishin propozuar.

Më tej, autori sugjeron se ata që do mbrojnë rendin ndëkrombëtar duhet të mbajnë parasysh se është i domosdoshëm edhe mbrojtja e një komuniteti ndërkombëtar përbërë nga shtetet si shtylla e rendit si dhe garancia se këto shtete nuk aplikojën represion mbi njeriun. Autori shkon më tej kur referon një deklaratë të përbashkët të Kinës dhe Rusisë, e firmosur në vitin 2016, përmes të cilës “promovimi i sovranitetit kombëtar përballë prirjeve kozmopolite që janë artikuluar sidomos që nga vitet ‘90”. Kjo e fundit në të vërtetë lidhet më tepër me agjenca të caktuara që arritën kulmin e teprimit me të drejtat të prindërimit, prekën familjen tradicionale dhe miratuan ndërhyrjen për ndryshimin e gjinisë, por edhe të drejtën e vetëdeklarimit të gjinisë.

Megjithatë që BE-ja të marrë një rol duhet që veprat të përputhen me fjalët. P.sh kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz do të duhet të vendosë nëse do të ftojë kryeministrin izraelit Netanyahu për vizitë, pasi ndaj këtij të fundit ka një kërkesë për arrest nga Gjykata Ndërkombëtare, një akt që do të zhbënte të gjithë angazhimin e sotshëm për rendin ndërkombëtar.

Është interesante megjithatë të vihet re se debati për rendin ka nisur pas sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe sidomos ndryshimit politik në SHBA, edhe pse në 30 vjet që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shqetësimet për cenimin e rendit ndërkombëtar kanë qenë të panumërta, por janë injoruar.

By