E vërteta është se, fëmijët e vegjël pasi mbushin vitin duhet të ushqehen me larmi më të madhe, dhe qumështi kalon si një ushqim plotësues dhe jo kryesor. Teprica e qumështit të lopës mund të bëhet shkak i shfaqjes së anemisë, pasi kalciumi i tepërt mund të pengojë përthithjen e hekurit. Për më tepër, çdo ushqim i marrë në tepri i ngarkon fëmijët me kalori, të cilat duhet t’i merrte në një paketë tjetër ushqyese, nga ushqime të tjera, të ndryshme nga qumështi.

Në këtë moshë, është e mjaftueshme sasia e 1-2 gotave qumësht në ditë. Për të mos thëne se, pas shkëputjes nga qumështi i gjirit, konsumi i qumështit nuk është dhe aq i nevojshëm sa mendohet. Kjo vërtetohet nga fakti se në
vendet të cilat kanë konsumin më të ulët të qumështit, shihet përqindje më e ulët e osteoporozës.

Pra, konsumi i qumështit nuk rezulton parandalues për osteoporozën dhe humbjen e masës kockore.