Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se partia e tij ka bërë një hap përpara me propozimin e emrave të ministrave dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Nuk deshtëm ta bllokojmë Kuvendin si në rastin e Flora Brovinës. Atë kohë nuk dihej çfarë veprohej dhe si. Gjithçka zhvillohej prapa perdeve”, tha Abazi.

“Edhe nga LDK pas përfundimit të mbledhjes së brendshme u deklaruan se negociatat do të vazhdojnë. Jemi larg zgjedhjeve të reja. Edhe në Austri pamë që qeveria u formua pas tre muajve”, tha Abazi, në emisionin Pressing në T7.

Abazi flet edhe për zhvillimet e fundit politike. Kurti e ka propozuar Abazin për postin e zëvendës kryeministrit të dytë.

“Kryeparlamentari dhe ministrat tregojnë se në bëmë një hap para. Procesi është zhbllokuar. Kritikëve u është mbyllur goja dhe tani kemi bërë një hap të rëndësishëm”, tha Abazi.